Mbledhja ka për qëllim të diskutojë strategjinë e mëtejshme të opozitës.
Mbledhja vjen dy ditë pas kthimit të kryetarit Basha nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, Basha ka zhvilluar takime edhe me aleatët opozitarë. Pas mbledhjes mësohet se Basha ka thënë se deputetët duhet të fokusohen edhe nëpër rrethe. Ai po ashtu ka përcjellë mbështetjen nga përtej oqeanit.
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD Lulzim Basha në sheshin e lirisë ka përcjellë mesazhet e Uashingtonit.
Tre mesazhet që Basha solli nga Amerika janë: Përgëzimi, falenderimi dhe mbështetja.
“Mesazhi i parë është mesazhi i përgëzimit për qytetarët shqiptarë për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë zgjim, për këtë kauzë të madhe që ndan kombet në të civilizuara dhe të pacivilizuara, në të lira dhe në të robëruara, në të forta dhe në dobëta, në liridashëse dhe të nëpërkëmbura kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracisë, të lirisë. Përgëzimet vijnë për të gjithë ju që ndodheni në këtë betejë që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren e Shqipërisë, fitoren e demokracisë. Mesazhi i dytë, i sinqertë që buron jo nga kalkulimet politike të aleatëve tanë strategjikë, por nga bindja e tyre më e thellë e këtij brezi drejtuesish dhe politikanësh në kongres, senat në shtëpinë e bardhe dhe dhjetra para tyre, mesazhi i dytë pas përgëzimit është falenderimi për ju jo thjesht si njerëz që ngriheni për të drejtën tuaj, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por si një armatë e vërtetë që luftoni këtu në këtë fornt ku ajo është e kërcënuar nga krimi, droga dhe paratë e pista që nesër mund të financojnë terrorizmin dhe nga nomenklatura e ish-komuniztëve antiamerikanë dhe Stalinist të tiranës. Falenderime për ju sepse beteja për lirinë zhvillohet kudo ku ajo ku është e kërcënuar dhe këtu kjo betejë luftohet jo vetëm për lirinë e Shqipërisë, por për lirinë e cdo kombi të nëpërkëmbur. Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë, mbështetjes politike, parimore dhe morale dhe mbështetjes së gjithëanshme të PDSH nga ekipi fitues i presidentit Trump, jo vetëm për këtë betjë por edhe për zgjedhjet e tjera që do të vijnë me një qeveri teknike. PD dhe opozita shqiptare do të kenë ekspertizën dhe ndihmën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA.” tha Basha nga protesta e të djathtëve në shesh.
(M.D/ Shuplaka)