14:53 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas arratisjes, Gruevski dorëzon dorëheqjen në gjuhën hungareze

19:47 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas arratisjes, Gruevski dorëzon dorëheqjen në gjuhën hungareze

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht azilanti Nikola Gruevski, ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i deputetit.

Dorëheqja e Gruevskit është dorëzuar më 5 qershor, mirëpo ajo çka të bën përshtypje është shkrimi i saj në gjuhën hungareze. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili u shpreh se të mbetet për tu parë të hënën së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare se si do të vendos të veprojnë me dorëheqjen e ish-kryeministrit.

“Është pranuar më 5 qershor. Është dorëzuar në përkthim prej gjuhën hungareze dhe kur do të përkthehet do u dorëzohet deputetëve. Dorëheqja do të shqyrtohet të hënën në koordinim dhe gjatë kësaj do të merren parasysh dispozitat e Rregullores dhe të Kushtetutës të cilat kanë të bëjnë me dorëheqjen e deputetit, por edhe fakti se në Kuvend tashmë ka procedurë përkatëse për marrjen e mandatit të tij” – deklaroi Xhaferri.

Për shkak të procedurave gjyqësore, ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis për në Hungari, ku edhe ka marrë azil politik. Pas mungesës gjashtë mujore në punën e Kuvendit si deputet, më 29 maj, Komisioni për mandate dhe imunitete me pesë vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe të “përmbajtur”, solli vendim që ti propozojë Kuvendit për ti marrë mandatin e deputetit Nikolla Gruevskit.

Vendimi i Komisionit është pjesë e rendit të ditës në seancën e të martës më 11 qershor. Por që ti merret mandati, duhet të sigurohet shumicë me të cilësuar 2/3, ose 81 deputetë. Nëse kjo do të arrihet, është e paqartë, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së në Komision nuk votuan aspak, edhe pse vendimi i Komitetit ekzekutiv të partisë, para seancës së Komisionit ishte që deputetët të votojnë “për”. Në qoftë se kryetari i Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, të hënën vendosin ta pranojnë dorëheqjen e Gruevskit të dorëzuar me akt të noterit si deklaratë personale, atëherë ajo do të jetë në rend dite në seancën e 102-të të Kuvendit të caktuar për të martën.

Pas

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Para

Urdhëri/ Gjergj Çuni, qytetari invalid që u tërhoq zvarrë nga policia, zbardhet flet-thirrja: Të paraqitet në Komisariat ditën e protestës

Para
Urdhëri/ Gjergj Çuni, qytetari invalid që u tërhoq zvarrë nga policia, zbardhet flet-thirrja: Të paraqitet në Komisariat ditën e protestës

Urdhëri/ Gjergj Çuni, qytetari invalid që u tërhoq zvarrë nga policia, zbardhet flet-thirrja: Të paraqitet në Komisariat ditën e protestës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.