Agron Duka, njeri prej dy iniciatoreve të tryezes së sotme ku u arrit marrëveshja midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është shprehur se vërtet i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme”, shkruan Duka.
Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në ambientet e kryeministrisë, takim ky që filloi që prej orës 22:00 të mbremjes së djeshme.
Për më shumë se tre orës pas takimit ‘kokë më kokë’, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që u zhvillua në sallën “Pjetër Arbnori” u arrit një marrëveshje mes dy palëve, duke i dhënë kështu fund ngërçit politik në vend, i cili kishte më shumë se tre muaj që nuk po gjente zgjidhje. Ashtu siç edhe u deklarua nga çadra nga Basha është arritur një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë publike.
Ashtu si ka rënë dakord palët politike detaje do të bëhen të ditura në orët në vijim ku do të ketë një komunikim publik.
“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit. Sipas asaj që tha kreu i opozitës kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve të qytetarëve në protesta dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. (J.V/Shuplaka)