Pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në të njëjtin qytet këtë pasdite.
Mësohet se në Vranisht ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku i lënduari quhet Roland Shkurti. Ai është dërguar me urgjencë në spital. Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, mirëpo policia ka nisur hetimet.
Sjellim ndëmend se mëngjesin e sotëm, pas një atentati me armë mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 8-vjeç.
DETAJET E POLICISË
Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post