Pas barazimit me Dinamon e Zagrebit, ka reaguar presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj. Pavarësisht rezultatit, Takaj duket se ka mbetur mjaft i pakënaqur, mbi të gjitha me arbitrimin e ndeshjes në Kroaci.
Në një prononcim për Panorama Sport, Takaj ka deklaruar se 5-së minutat shtesë ishin shumë duke parë vonesat gjatë lojës.
“Jam i hidhëruar. Jam shumë i zhgënjyer sepse nuk e meritonim, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Pesë minuta ishin të ekzagjeruara. Nuk e kuptova arbitrin”, janë fjalët e presidentit të klubit korçar.
Gjatë ndeshjes së sotme, në minutën e 10-të, Skënderbeut iu anulua një gol i rregullt nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje.Në fund ndeshja u mbyll me një barazim 1-1. (D.D/Shuplaka)