Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në mesditë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa më herët gjatë ditës u mor në pyetje edhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito.
Çifti lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit pasi akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj.