Kanë vazhduar dhe ditën e sotme largimet e këshilltarëve nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pas deklaratës së Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se anëtarët e LSI-së, janë të lirë të shkojnë ku të duan, 2 këshilltarët e kësaj partie në Pukë kanë deklaruar largimin.
Ndue Lala dhe Astrit Lazri, dy këshilltarët e larguar kanë thënë se po ikin nga LSI për shkak të bashkëpunimit me PD-në dhe sepse LSI është penguese e zhvillimeve në qytetin e Pukës.
Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë Pukë, ka përshëndetur vendimin e Lalës dhe Lazrit, dhe sëbashku me këshilltarët PS-së u kanë uruar mirëseardhjen.
Dy këshilltarët e LSI-së njihen si pjesë e kupolës së LSI-së në Pukë, raporton Fax Neës, duke mbajtur peshën kryesore të kësaj partie në njësitë administrative Gjegjan e Lufë-Qerret.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post