Menjëherë pas betimit të Presidentit të ri të Republikës Ilir Meta, ceremonia do të zhvendoset nga Parlamenti tek Presidenca. Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Alfred Moisiu, ish-presidenti Bamir Topi, të gjithë këta janë vendosur në vendet e tyre të përcaktuara nga protokolli.
E pranishme është edhe bashkëshortja e Metës dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk do ta shoqërojë atë gjatë ceremonisë. Por pavarësisht kësaj, Kryemadhi duket mjaft e lumtur dhe ka marrë urime nga kolegët e saj politikanë për postin e Metës.
Ndërkohë në ceremoni kanë mbërritur edhe vajzat dhe djali i Metës, të cilët duken mjaft të lumtur për detyrën e re të të atit. Ndërsa Meta sapo ka nisur të mbajë fjalën e tij përpara të gjithëve. Vijon… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2490″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]