Me ane te nje reagimi per media Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ben te ditur se efektivet qe u bllokuan ne Greqi gezojne shendet te plote. Nga ana tjeter shkruan se ata janë shoqeruar nën masa sigurie nga autoritetet greke.
“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë njofton se efektivët të cilët janë nisur drejt Rumanisë për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Noble Jump”, po lëvizin drejt destinacionit final. I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke” thuhet ne njoftim.
Forcat ushtarake shqiptare po udhëtonin tranzit në territorin grek drejt Rumanisë ëshë bllokuar prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore. (S.SH/Shuplaka)