06:59 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Brelinit një tjetër samit, mblidhen në Tiranë Presidentët e rajonit, mes tyre dhe Vuçiç (Arsyeja)

18:44 | 04/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Brelinit një tjetër samit, mblidhen në Tiranë Presidentët e rajonit, mes tyre dhe Vuçiç (Arsyeja)

Liderët e Ballkanit Perendimor do të vijnë në Tiranë pas Samiti të Berlinit. Bëhet fjalë për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit që zhvillohet nga 2010 e këtej në secilin prej shteteve anëtare. Dhe ky është viti kur lideret mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit ilir Meta. Në këtë Samit do të jetë dhe presidenti i Serbisë Vuçi dhe i Kosovës, Thaçi.

Njoftimi zyrtarë i Presidencës për mediat:

“Më 8-9 maj 2019, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, organizon në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.
Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit”, thuhet në deklaratë.

Pas

U kapën në pikën kufitare Kakavijë, arrestohen dy ish të dënuar për vepra të ndryshme penale

Para

“Vendosja e tabelave në greqisht, provokim i pastër ndaj Shqipërisë” PDIU: Kapitullim i shtetit tonë (Foto)

Para
“Vendosja e tabelave në greqisht, provokim i pastër ndaj Shqipërisë” PDIU: Kapitullim i shtetit tonë (Foto)

"Vendosja e tabelave në greqisht, provokim i pastër ndaj Shqipërisë" PDIU: Kapitullim i shtetit tonë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.