21:11 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Pas Brexit, integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Mogherini jep deklaratë shpresëdhënëse për rajonin

17:01 | 11/05/2017
në Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pas Brexit, integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, Mogherini jep deklaratë shpresëdhënëse për rajonin

“Pas Brexit,  së Britanisë nga Bashkimi Europian, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

Kjo deklaratë erdhi nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini. Sipas saj, BE ka ndihmuar në kurimin e plagëve të Ballkanit Perëndimor.

Mogherini, ka deklaruar se dalja e Britanisë nga unioni nuk do ta dobësojë bllokun europian, por përkundrazi, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për  “La Stampa”, shefja e diplomacisë europiane tha  se këto vende e kanë shprehur aspiratën e tyre për antarësim në union  dhe se procesi do të vazhdojë më tej.

“Jam e sigurt se e ardhmja e unionit nuk do të ndalet në shifrën e 27 anëtarëve, pasi ne do të kemi anëtarësime të reja. Kur them këtë, marr për bazë procesin e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumë persona e kanë cilësuar këtë proces si ‘zgjerim’, por unë preferoj që t’a quaj ‘ribashkim i Europës’.”- tha ajo.

 “Besoj se vendet e Ballkanit, falë marëdhënies që kanë me BE-në, kanë arritur që të kurojnë plagët e 20 viteve më parë. Ky udhëtim është i gjatë dhe i lodhshëm dhe rruga mund të mos jetë gjithmonë e drejtë. Por, unë jam e bindur se rruga do të vazhdojë dhe kjo falë faktit se çdo vend i Ballkanit ka një perspektivë të përbashkët, që është Bashkimi Europian,”- u shpreh më tej Mogherini. (M.D/Shuplaka)

Etiketa: Frederica Mogherini
Pas

SHBA-të në një valë reagimesh të forta pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së

Para

Lunacek porosi politikanëve kosovarë, para zgjedhjeve: Bëni detyrat

Para
Lunacek porosi politikanëve kosovarë, para zgjedhjeve: Bëni detyrat

Lunacek porosi politikanëve kosovarë, para zgjedhjeve: Bëni detyrat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.