Ditën e djeshme kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi në mbështetje të ministrit italian Salvini, pasi ky i fundit dha një deklaratë të fortë, duke thënë se për mafiozët ‘’mbaroi koha”.
Lidhur me këtë Basha shprehej se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti po arrin edhe tek ne në Shqipëri.
Lidhur me këtë deklaratë të Bashës ka reaguar sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e cila ka ironizuar me kreun e PD-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Bregu ka ironizuar Bashën teksa thotë: “Via col vento!
Fitorja dhe humbja vijne vetem nga jashte! Ceshtja eshte sa te gjesh drejtimin e eres!”.
Ndërkohë më herët Bushati ishte shprehur: Unë me të vërtetë shpresoj se kjo llogari e udhëheqësit të opozitës shqiptare është sulmuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto komente të Lulzim Bashës mbi popullin dhe vendin e tij. E turpshme!
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post