Kreyministri grek Alexis Tsipras ka reaguar për herë të parë pas cermonisë së varrimit të 35-vjeçarit grek Kostandinos Katsifas.
Gjatë një interviste televizive në Athinë, kryeministri grek tha se hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Më tej ai shtoi se këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke.
“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.
Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras në një intervistë për një media në Athinë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post