Pa dhunës, fyerjeve dhe sharjeve në Kuvend, në javën që lamë pas, duket se festat kanë sjellë edhe qetësimin e palëve politike.
Kryetarja e LSI. Monika Kryemadhi është takuar me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, në prani të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Sikurse shihet në foto, ndërsa Kryemadhi përshëndetet përzemërsisht me Janullatos, Ruçi ka qendruar i menjanuar duke vështruar thjesht përpara tij ashtu sikurse dhe kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Rastësia i ka vënë përballë njeri -tjetrit, Kryemadhin dhe Ruçin sot, për herë të parë, që pas protestës së fortë të opozitës në Kuvend për zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme dhe akuzave të ashpra të LSI-së në veçanti, ndaj kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit për dhunimin e Reformës në Drejtësi.
(E.K/FAXWEB)