00:25 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pas çmontimit të çadrës Veliaj marshon me biçikletë: Tiranës iu kthye intererari normal

14:56 | 19/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas çmontimit të çadrës Veliaj marshon me biçikletë: Tiranës iu kthye intererari normal

 

Në Ditën Ndërkombëtare “Pedalo për në punë”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me shoqatën “Together for life”, organizuan një marshim sensibilizues me biçikleta me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për përdorimin e mjeteve alternative të transportit, si një nga faktorët kontribues në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Deëi Van De Ëeerd, theksoi se me hapjen e Bulevardit të Ri nuk ka arsye që qytetarët t’i shmangen përdorimit të biçikletave dhe mjeteve të transportit publik, i cili është modernizuar. “Sot linja e Tiranës së Re i është rikthyer itinerarit normal. Kemi shkuar nga 200 në 290 autobusë dhe brenda këtij mandati po bëjmë çmos që të fusim një linjë autobusësh elektrikë me 0 ndotje për qytetin, që do të ishte ndoshta transporti më i pastër që kemi pasur ndonjëherë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Veliaj deklaroi se falë mbështetjes dhe nismave të Bashkisë së Tiranës, numri i atyre që përdorin biçikletat është trefishuar. “Sot jemi në një situatë ku komuniteti i atyre që përdorin biçikletën, është trefishuar. Para dy viteve komuniteti ishte shumë i vogël, trefishi i 1%, është vetëm 3% e popullsisë. Do të thotë se ka ende shumë punë për të bërë. Megjithatë, trendi është inkurajues, por është shumë e rëndësishme që secili prej nesh në rrethet ku ka influencë, në klasën e vet, në shkollë, në lagje të promovojë biçikletën”, tha Veliaj, duke shtuar se ndotja është ulur me 15%.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi ka nisur puna për projektin e investimeve për korsitë e dedikuara, të cilat do të rrisin sigurinë e të gjithë atyre që në vend të automjeteve private, preferojnë të pedalojnë. “Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara, por edhe të mbrojtura, për t’u siguruar që eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci për një udhëtim të sigurtë”, u shpreh ai.

Veliaj dha një lajm të mirë edhe për të vegjlit, teksa bëri të ditur se më 10 qershor do të hapet edhe sheshi “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. “Falë eksperimenteve të ditëve pa makina me fëmijët arritëm në një koncept të sheshit “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. Nga 10 qershori fëmijët mund të vinë ta mësojnë aty biçikletën”, deklaroi kryebashkiaku.

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë në parkingjet e saj nëntokësorë edhe karikues elektrikë, me synim promovimin dhe nxitjen e përdorimit të automjeteve që janë miqësore me ambientin. “Në dy parkingjet e reja, parkingu në sheshin “Skënderbej” dhe parkingu nën Bulevardin e Ri, do të kemi për herë të parë karikues elektrikë për ata që kanë makina elektrike dhe karikimi do të jetë falas. Sigurisht, këtë e bëjmë për të promovuar ata që konsiderojnë të blejnë makinën e tyre në të ardhmen, që të përdorin një makinë elektrike. Duam të kalojmë direkt te makinat elektrike si një mënyrë për të promovuar një transport të pastër dhe miqësor ndaj mjedisit”, përfundoi Veliaj. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Erion Veliaj
Pas

Zgjedhjet në 25 qershor, revoltohet myftiu i Shkodrës: As në komunizëm s’ka ndodhur

Para

”A ndjehet LSI e rrezikuar nga marrëveshja PS-PD?”, përgjigjet Ilir Meta: Tani ka demokraci dhe jam i bindur se do të ketë edhe surpriza

Para
”A ndjehet LSI e rrezikuar nga marrëveshja PS-PD?”, përgjigjet Ilir Meta: Tani ka demokraci dhe jam i bindur se do të ketë edhe surpriza

''A ndjehet LSI e rrezikuar nga marrëveshja PS-PD?'', përgjigjet Ilir Meta: Tani ka demokraci dhe jam i bindur se do të ketë edhe surpriza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.