12:54 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

07:10 | 24/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas Covid-19, shtrimet në spitalet psikiatrike rriten 10%, të sëmurët me zemër 17%

Edhe gjatë 2023, numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur krahasuar me vitin paraardhës. Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2023, numri i pacientëve të trajtuar në shërbimet me shtretër rezulton 307,808 pacientë apo 11% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shtrimet më të larta vijojnë të mbeten te pacientët me probleme kardiologjike dhe neurologjike. Tendenca rritëse e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023. Mbështetur te të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për vitin e kaluar numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,647 pacientë. Në raport me vitin 2022, numri i tyre u rrit me 10%.

Mjekët psikiatër të qendrave shëndetësore pohuan për Monitor se me shfaqjen e pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi vijon të jetë në rritje, pasi frika dhe ankthi ishin simptomat kryesore që u shfaqen te të sëmurët me Covid-19 apo përjetimit kur infektoheshin familjarët e tyre.

Për mjekët psikiatër të shërbimit mjekësor, edhe ngjarja e tërmetit në vitin 2019 vijon të ketë efekt në shtimin e simptomave të ankthit. Ata shtojnë se për këta pacientë efektet japin edhe ndryshimet e temperaturave.

Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë për vitin 2023 arriti në 10,908. Krahasuar me vitin 2022 numri i tyre u shtua 17%. Sakaq mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje të interventeve kirurgjike në zemër, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.

Edhe mjeku i urgjencës në një nga klinikat private Ilir Allkja pohoi më herët se pasojat kryesore afatgjatë në shëndet të pacientët e prekur nga Covid-19 po ndihen si te ndryshimi i ritmit të frymëmarrjes, te çrregullimet kardiologjike dhe neurologjike.

“Pneumonia nga Covid-19 mund të dëmtojë alveolat (hojëzat) në mushkëri të cilat mund të çojnë në probleme afatgjata të frymëmarrjes, të tilla si gulçim, frymëmarrje të shpeshtë, me ndërprerje (apnea) etj. Çrregullimet neurologjike janë hasur në shumicën dërrmuese tek personat që kanë kaluar pneumoni nga Covid-19.

Shqetësimet e gjumit dhe lodhja, mund të kontribuojnë më tej në problemet e të menduarit, duke e bërë jetën e përditshme, punën dhe aktivitetet më të vështira. Ky infeksion ka shkaktuar inflamacion dhe dëmtim të qëndrueshëm të muskujve të zemrës. Dëme të tilla kanë ndodhur edhe tek personat që kanë pasur simptoma të lehta të virusit”, thotë mjeku Allkja.

Ulen depistimet për kancerin te gratë, shtohen seancat e radioterapive

Për vitin 2023 numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit (kontroll që shërben për identifikimin ose jo të tumorit) ishte në 5,136 gra që kryhen kontrolle. Krahasuar me vitin paraardhës numri i kontrolleve ka renë 5%.

Ndërsa numri i grave të depistuara për kancerin e qafës së mitrës ishte në 9,232 gra që kryhen kontrollet. Numri i tyre ka shënuar rënie 11% në raport me vitin 2022.

Depistimi bëhet për të kapur herët ose për të parandaluar një sëmundje. Depistimi i kancerit në qafën e mitrës dhe të gjirit kryhet nga Shërbimi Parësor, më pas rastet që zbulohen nga shërbimi parësor trajtohen nga spitali onkologjik. Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi për 2023 u rrit 7% në raport më 2022.

Marrë nga Monitor

 

Pas

OKB njohu gjenocidin serb në Srebrenicë/ Berisha: Rama votoi kundër dënimit të këtij genocidi në parlamentin shqiptar

Para

Fundi i majit do të jetë shumë e dobishme për të verifikuar një dashuri… horoskopi për sot

Para
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë thonë yjet për ju

Fundi i majit do të jetë shumë e dobishme për të verifikuar një dashuri... horoskopi për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

Elbasan/Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve

Parkuan makinat në mënyrë të parregullt dhe nuk iu bindën policisë, procedohen penalisht 2 shtetas.

Ina Zhupa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Kodi i mafias ‘omerta’, jo i Shqipërisë”

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

Andia Ulliri humbet betejën për të marrë mandatin e deputetes dhe në KAS, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.