Kryeministrja britanike Theresa May pas largimit nga Bashkimi Europian ka propropozuar që marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian të vijojnë edhe për dy vjet pas daljes nga unioni
Ky propozim vjen në një kohë kur bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, për kushtet e Brexit janë në hapat përmbyllës.
“Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga Bashkimi Europian, por ne nuk po largohemi nga Europa. Propozoj që marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian të vijojnë edhe për dy vjet pas daljes nga unioni. Kurrsesi nuk do të braktisim aleancën me Perëndimin dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së përbashkët”, tha May.
Po ashtu ajo shtoi se Britania do të mbetet partneri më i ngushtë i Bashkimit Europian.
“Sytë e të gjithë botës janë mbi ne, Brexit është një evolucion kritik për partneritetin me Brukselin, le të jemi mendjehapur e ta kthejmë këtë në një të ardhme të ndritshme për popujt tanë”, përfundoi May.
(S.SH/SHuplaka)
Discussion about this post