Disa ditë më parë, moderatorja shqiptare, Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin.
Pas dasmës, Jona Spahiu ka nisur zyrtarisht pushimet me bashkëshortin e saj.
Nëpërmjet disa fotove në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar disa momente nga atmosfera e pushimeve.
Duhet thënë se këtë muaj mjalti të dy me siguri do ta mbajnë mend gjatë, duke qenë se kanë zgjedhur të pushojnë në një nga ishujt më të bukur në botë, Ibiza.
Për më tepër që përveç Jonës dhe Frenklit këto ditë duhet t’i shijojnë shumë edhe bebushit që pritet të vijë në jetë disa muaj më vonë.
(E.V/Faxweb.al)