12:43 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas dasmës mbretërore, nisin emocionet e futbollit

14:32 | 19/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas dasmës mbretërore, nisin emocionet e futbollit

Britania e Madhe është në qendër të vëmendjes së mediave për evenimentet e rëndësishme të saj.

Kryefjala është padyshim dasma mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle, por futbolli nuk është më pak spektakolar. Kjo e shtunë ka rezervuar aktin e fundit të sezonit futbollistik në vendin ishullor, me finalen e Kupës së Anglisë mes Chelsea dhe Manchester United.

Në orën 18:15, në “Wembley” do të përballen dy skuadra që do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një trofe. Chelsea, që humbi në finalen e këtij kompeticioni të vitit të kaluar ndaj Arsenalit, do të kërkojë që këtë radhë të triumfojë për ta çuar në 8 numrin e trofeve të FA Cup. Në krahun tjetër, Manchester United do të kërkojë të fitojë këtë kompeticion për të 13-n herë për të vendosur një rekord të ri të tij.

Finalja e sotme do të jetë edhe përballja e trajnerëve Antonio Conte e Jose Mourinhos. Për italianin, edhe nëse Chelsea do të ngrejë trofeun, kjo e “Wembley”-t do të jetë sfida e fundit në stolin e “Bluve” të Londrës. Në të njëjtën kohë ajo do të jetë edhe ndeshja e 106 e Chelsea me Conten në pankinë.

Në 105 sfidat e mëparshme, “Blutë” me italianin në stol kanë regjistruar një bilanc me 68 fitore, 17 barazime e 20 humbje. Në krahun tjetër, Mourionho njihet si eksperti i finaleve, pasi në 14 të tilla të luajtura me skuadrat e tij, ai ka mundur të fitojë 12. Ajo që është e veçantë për luzitanin është se dy finalet e vetme të humbura për Mourinhon kanë ardhur vetëm pas kohës shtesë.

(E.V/Faxweb.al)

Pas

Horoskopi për fundjavën, shenjat e preferuara të zodiakut që priten të kenë ndodhi speciale

Para

Tiranë/ Dy turistë bien në rrjedhën e ujit në Shpellën e Pëllumbasit

Para
Tiranë/ Dy turistë bien në rrjedhën e ujit në Shpellën e Pëllumbasit

Tiranë/ Dy turistë bien në rrjedhën e ujit në Shpellën e Pëllumbasit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Kontrolle në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” në Golem: Lirohen hapësira publike të zëna pa leje

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Peshkopi: 23-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti, shpallet në kërkim autori

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.