Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë kthyer në dyshën më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Pas debateve të zhvilluara mes banoreve gjatë Prime-t të mbrëmshëm Ilnisa përjetoi një gjendje jo të mirë, dhe nisi të qajë në krahët e Meritonit, duke e fajësuar atë për veprimet e tij ndaj Rikes.
Teksa ishte e shtrirë në krevat duke qarë, Meritoni i dha një puthje në buzë për ta qetësuar dhe duke e çuar kështu marrëdhënien e tyre në një stad tjetër.