Beteja mes artistëve Thomas Graziosos dhe Fatlum Muqollit në “The Voice” në Top Channel ngjalli diskutime tek ndjekësit e programit.
Gjithçka e ka fillin te interpetimi i dy artistëve të mësipërm. Pas shumë diskutimesh, Besa Kokëdhima, mentorja e tyre mesa duket ka vendosur të thotë të sajën për të gjithë ndjekësit të cilët kanë keqkuptuar vendimin e saj për të vazhduar garën me Fatlumin.
Nga faqja e saj zyrtare në YouTube, ajo komenton pikërisht në videon e betejës së Thomas dhe Fatlum duke shkruar:
“Faleminderit për komentet të dashur miq. Për ata që janë keqkuptuar, nuk zgjodha Fatlumin, sepse Thomas ishte profesionist; kjo do qe absurde! Por sepse këndimi i Thomas, për artist profesionist, ishte shumë problematik. Frazim i dobët, probleme të mëdha intonative, emocion i munguar, mungesë konsistence dhe dalje nga ritmi ne 1.30. Gjithashtu egërsi e panevojshme në interpretim (bërtitje), probleme në diksion.
Fatlumi ndërkohë si jo-profesionist, frazon shumë më mirë, më i saktë intonativisht, emocionues dhe vokal kontemporan dhe i freskët, plot shpirt.
I kurseva këto detaje në show, për të mos e ofenduar një artist profesionist. Love” (J.V/Shuplaka)