22:46 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve, paralajmëron Kryemadhi: Nuk ka parë gjë akoma

16:01 | 17/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Monika Kryemadhi për teatrin: Meta ka rastin të shlyejë gabimin që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye

Menjëherë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila me anë të një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, – shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë, vetëm një orë më parë kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi për mediat nga selia e PD-së se ka vendosur që ti propzojë grupit parlamentar të partisë që drejton djegien e mandateve.

Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që erdhi nga protesta. Ndaj ai deklaroi se do ti propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Ne përballë nuk kemi një kryemininistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, tha ai.

Basha u shpreh se ky vendim merret në respektim të demokracisë dhe shtoi se kërkon qeveri tranzitore për të realizuar zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky vendim i Bashës është i konsultuar me kryetaren e LSI-së apo jo.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: djegia e mandatevenuk ka pare gje akomaparalajmeron kryemadhireagon
Pas

(FOTO+VIDEO) Detaje të reja nga atentati në Vlorë. Gjendet makina e djegur e autorëve, dyshimet e para

Para

Propozimi i Bashës për djegien e mandateve, deputeti i PD-së del i pari në mbështetje të tij

Para
“Zaptues të tokës”, Basha i përgjigjet Ramës: Banorët duhet të dëshpërblehen, i kanë blerë pronat

Propozimi i Bashës për djegien e mandateve, deputeti i PD-së del i pari në mbështetje të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.