Pak kohë më parë ish-Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”, disa artistëve shqiptar si Rozana Radi, Julian Deda, Eli Fara dhe Aurela Gaçe.
Këngëtarja Jolanda Dhamo në një intervistë në emisionin “Rudina” është shprehur se i është drejtuar me shkresë ish-presidentit Bujar Nishani për t’i dhënë çmim.
Sipas saj ai ka vlerësuar me çmime këngëtarë të cilët sipas saj i kanë dhënë më pak muzikës shqiptare krahasuar me të.
“E kërkova çmimin se thash, po ky si ja jep kësaj dhe s’ja jep kësaj, kjo që ka karrierë kaq të vogël po dhe Jolandës jo. Se unë kam bërë sakrificë më shumë se sa dikush që ka shtëpinë afër dhe fëmijën afër, ne qëndrojmë larg familjes dhe ai nuk e mori parasysh fare. Por, ai nuk e ktheu kokën fare të shikoj. Siç tha dhe kolegu im Frederiku: Tani nuk e dua më. Unë e kërkoj një çmim”, tha Dhamo.
(S.SH/Shuplaka)