15:20 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas denoncimit flagrant të mjekut, Kodheli: Tani do të luftojmë kaosin dhe nepotizmin

11:29 | 10/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas denoncimit flagrant të mjekut, Kodheli: Tani do të luftojmë kaosin dhe nepotizmin

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka deklaruar se  pavarësisht se PS ka marrë votat e nevojshme për të drejtuar Shqipërinë do të pranojë në aleancë me të gjithë ata që i bashkohen projektit të saj kuq e zi për Shqipërinë.

Në lidhje nëse do të largohen apo ajo nga përfaqësuesit e LSI-së, ajo u shpreh se qeverisja socialiste nuk do të jetë armike e askujt, dhe mike e gjithkujt që zbaton ligjin, por do të diskutohen punësimet nepotike.

Por Kodheli nuk ka përmenduar fare edhe letrën e hapur  drejtuar kryeministrit Edi Rama nga mjeku Diamant Kuka, i cili  ka treguar eksperiencën e tij me ish-shefin e Kabinetit të ministrit të Shëndetësisë Artur Lama dhe ish-ministrin Ilir Beqaj. Ministrja nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë letër të hapur. 

 Sjellim në vëmendje që Kuka tregoi se si ai, kolegë dhe miq të tij kanë vuajtur pasojat e administratës së korruptuar të deritanishme të fushës së mjekësisë.

Ai tregon se si Lama i ka kërkuar 15 mijë euro për një vend pune në QSUT, ofertë e refuzuar nga mjeku. Kuka thekson se nuk i ka paguar paratë, por në vend të kësaj është zhvendosur në Britani dhe e ushtron atje profesionin e tij.

 

 

“Gjëja e parë dhe e fundit që ne do të bëjmë është respektimi i ligjit. Bazuar në këtë gjë gjithsekush duhet të ndihet i sigurt se zbatimi i ligjit do të jetë në krah të gjithsecilit, që me të drejtë është punonjës i Administratës Civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, në mënyrë nepotike, në mënyrë kaotike, në mënyrë abuzive kanë marr një post që nuk e meritojnë, nuk do të rishikohen si një kazus, si një rast që duhet të zgjidhet apo duhet të sistemohet ndryshe, apo duhet të vihet drejtësia në vend. Shqipëria është një vend i vogël, gjithsekush njeh gjithkënd, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet radhitjen sipas meritës, sipas pikëve, sipas procedurave dhe sipas kurikulumeve që gjithsekush ka në CV-në e vet. Askurrkush nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë ligjin, do ta bëjmë këtë gjë me seriozitetin që na takon, si një forcë politike që nuk është armik i askurrkujt, por është mik i gjithkujt sidomos kur flitet për ata që ligjin e zbatojnë.”, u shpreh Kodheli. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: mimi kodheli
Pas

“Gjoka dhe shtatë lojtarë janë ndaluar nga Policia Austriake”, reagon Kukësi

Para

Dembacaj ja bën të qartë bashkëshortit: Në rast se më tradhëton, sigurohu mirë të zhdukesh nga Shqipëria

Para
Dembacaj ja bën të qartë bashkëshortit: Në rast se më tradhëton, sigurohu mirë të zhdukesh nga Shqipëria

Dembacaj ja bën të qartë bashkëshortit: Në rast se më tradhëton, sigurohu mirë të zhdukesh nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Librazhd/U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë zbarkojnë në Fier, vëzhgojnë zonat e “nxehta” të Qarkut

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

Fatmir Xhafaj voton në Parkun Olimpik, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.