Një ditë më parë Fax News publikoi rastin e banorëve të Farkës. Banorët denonconin punimet pa kriter e siguri nga ana e kompanisë Al Point SHPK e Aleksandri Vasilit e cila ka shkatërruar totalisht rrugën pranë liqenit të Farkës.
Në pamjet e siguruara nga Fax News hsihet qartë masakra mjedisore e kryer nga kompania private. Banorët në një prononcim për televizionin Fax News me gazetaren Sedjana Huna, shprehen për mikrofonin e Fax News se këtë krim mjedisor e ka kryer Al Point SHPK e Aleksandri Vasilit, dhëndri i ish-ministrit të Brendshëm, Kujtim Qefalia.
Pas publikimit të rastit nga Fax News, ka reaguar kryetari demokrat, Sali Berisha. Ky i fundit ka denoncuar skandalin në median sociale. Berisha shkruan se dhëndri i Qefaliajve ka shembur rrugën kryesore të Farkë.
REAGIMI I PLOTË I BERISHËS
Dhëndri i pushtetit shembi rrugën kryesore mbi liqenin e Farkës, duke kërcënuar jetën e qindra banorëve. Për Qefaliajt e Ramës nuk ka ligj.
Shihni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Qefalinjtë e Ramës rrezikojnë banorët e Farkës duke hapur gropa për kompleks vilash dhe askush nuk iu afrohet!