Pas denoncimit në Fax Web.al është proceduar në gjendje të lirë punonjësi i Bashkisë së Mirditës, Lazer Beci (lexo këtu) i cili një ditë më parë u konfliktua me banorët që protestonin kundër ndërtimit të HEC-eve. Beci gjatë konfliktit i theu celularin një qytetari pasi ky i fundit po filmonte protestën.
Kujtojmë që gjatë vizitës së djeshme në zonën e Mirditës, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, u prit me protesta nga banorët.
Ata kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-it në këtë zonë, me argumentin se nga ndërtimi i këtij HEC-i rrezikonte të mbetej pa ujë të pijshëm fshati Lufaj, i njësisë administrative Selitë.