08:06 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas denoncimit të abonentit, nis procedimi penal ndaj drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe punonjëses (DETAJE)

14:09 | 06/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas denoncimit të abonentit, nis procedimi penal ndaj drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe punonjëses (DETAJE)

Ka nisur procedimi penal ndaj drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Maliq, V. S. 35 vjeç, banues në Pustec dhe punonjëses S. L. 26 vjeçe, banuese në Maliq, pas një denoncimi të bërë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Këta shtetas akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke përvetësuar një shumë lekësh nga arkëtimet e kryera nga banorët  e zonës Maliq. Nga verifikimet e kryera, në librezat e abonentëve kjo shumë është arkëtuar por nuk është bërë derdhja e saj pranë degës ekonomike të ndërmarrjes.

Në investigimin e nisur pas ankesave të abonentëve, “Fiks Fare” zbuloi se “punonjësja Sonila Liço, gjatë kohës që ka punuar si faturiste ka përvetësuar rreth 600 mijë lekë, pagesa mujore të rreth 600 abonentëve të Maliqit të bëra gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse gjatë një kontrolli të ushtruar nga Drejtoria Qendrore është vërtetuar përvetësimi që ka bërë punonjësja Liço, ajo vazhdonte të ishte ende në marrëdhënie pune.”

Nga ana tjetër, drejtori i Ujësjellësit për fshatrat e Korçës, u shpreh për emisionin se pas denoncimeve ishte këshilluar edhe me juristin, i cili punon në mënyrë të pjesshme pranë kësaj zyre, dhe është i bindur se punonjësja ka shpërdoruar detyrën. 

Detaje të Policisë së Korçës:

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  në bazë të pamjeve filmike të transmetuara në datë 04.04.2017, tek emisioni investigativ “FIKS FARE” filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

  • S, 35 vjeç, banues në Pustec, me detyrë Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve fshat Korçë-SHA (neni 248) dhe
  • L, 26 vjeçe, banuese në Maliq, punonjëse (nenet 135 e 248).

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën  dhe kanë përvetësuar një shumë lekësh nga arkëtimet e kryera nga banorët  e zonës Maliq. Nga verifikimet e kryera, në librezat e abonentëve kjo shumë është arkëtuar por nuk është bërë derdhja e saj pranë degës ekonomike të ndërmarrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”dhe “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga nenet 248 e 135 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Ujesjelles Kanalizime Maliq
Etiketa: denoncimKorçeshperdorim detyreUjesjelles Kanalizime
Pas

“Parlamenti jonë qesharak”, këshilltari Laze-Ramës: Largohu, tempullin e demokracise e ktheve ti në qesharak, o i paaftë!

Para

Ikën Rama, Meta kthehet në Kuvend për votimin e ligjeve në rend dite

Para
Ikën Rama, Meta kthehet në Kuvend për votimin e ligjeve në rend dite

Ikën Rama, Meta kthehet në Kuvend për votimin e ligjeve në rend dite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

Maqedonia e Veriut Miraton Ligjin e Ri për Energjinë, Synon Rritjen e Sigurisë dhe Investimeve

Evakuim urgjent i spitalit të goditur nga raketa, ministri i Shëndetësisë e cilëson krim lufte

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.