Pas denoncimit te kandidatit të LSI-se për Tiranën, Ralf Gjoni, ka reaguar edhe LSI e Sarandës, e cila denoncon blerjen e votave në Ksamil.
Gjoni u hpreh se policia duhet të ndërhyjë për të “monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj. Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta”.
Reagimi i LSI Sarande:
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë një akt kriminal që mban firmën e rilindjes.
Akti i rëndë është duke ndodhur në këto momente në Ksamil, ku makina me targa AA 602 MI, e tipit Lanca me 3 anëtarë të rilindjes, po shpërndan lekë ndaj banoreve në këmbim të votës.
I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë të ndërhyjnë urgjentisht, dhe vendosin para ligjit përgjegjësit. (S.SH/Shuplaka)