Mbrojtja e Selami Simsek ka kërkuar në seancën paraprake gjykim të shkurtuar, kërkesë së cilës i qëndon edhe në seancën e sotme. Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull.
Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën fallso. Ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë. Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar.
Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale, ndërsa provat vërtetojnë katërcipërisht se është fajtor. Prokuroria kërkon që kërkesa të merret parasysh edhe duke marrë parasysh gjithashtu edhe kërkesën e Simsek për gjykim të shkurtuar. Mbrojtja ndërkohë, nuk ka pretendime për kërkesën e prokurorisë. Gjykata pranon zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Prokuroria kërkon shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës. Në sallën e gjyqit kishte edhe përfqësues të ambasadës turke.
Seanca shtyhet në datën 27 janar, ora 10.00.
Kujtojmë se pak ditë më parë policia shqiptare deportoi drejt Turqisë mikun e Selami Simsek, mësuesin gulenist Harun Çelik.