17:22 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Pas dëshmisë së Saimir Tahirit, prokuroria kërkon dhe versionin e Haki Çakos

09:03 | 26/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas dëshmisë së Saimir Tahirit, prokuroria kërkon dhe versionin e Haki Çakos

Pas dëshmisë së Saimir Tahiri edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarime në hetimin ndaj Emiljano Shullazit.

Sipas një të përditshme me burime nga  Prokuroria e Krimeve të Rënda kreut të Policisë i është kërkuar të paraqitet për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule, në prill të vitit 2016.

Po kështu të njëjtat burime të konfirmuara nga hetimi kanë thënë se vendimi për thirrjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, në cilësinë e deklaruesit, është marrë pas administrimit të deklarimeve të Saimir Tahirit dhe Ervin Hodajt.

Duhet të kthejmë në vëmëndje që ditën e premte ish-ministri i Brendshëm u mor në pyetje të premten nga dy prokurorët e çështjes për rreth 30 minuta.

 

HETIMI

Dëshmia e tij, sipas hetuesve, është e nevojshme edhe për shkak të sqarimeve që ka dhënë në Prokurori dy javë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit është pyetur nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen e kërcënimit të profesorëve, por edhe për momentin e shoqërimit të Emiljano Shullazit në Polici, në mesin e muajit prill 2016.

Të premten, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila dha deklarime për sa dijeni ka pasur në lidhje me kanosjen e dy profesorëve. Këta të fundit nuk e kanë përmendur Emiljano Shullazin në asnjë rast gjatë deklarimeve të tyre në Polici dhe Prokurori, duke thënë se nuk kanë arritur t’i identifikojnë autorët e kanosjes.

Ndërkaq, pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në prill 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin e Gilmano Danin, me akuzën për këtë ngjarje, por edhe për tri raste gjobëvëniesh ndaj biznesmenëve të ndryshëm, në Tiranë dhe në Durrës. Avokatët e Shullazit nuk i kanë pranuar asnjëherë këto akuza, duke i hedhur poshtë ato.

 

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: deshmiahaki cakosaimir tahiri
Pas

Flakadanët në stadium, “Illyrian Elite” i dhanë provat që më parë

Para

Zgjedhja e Presidentit, Rama: I kemi votat por duam mirëkuptimin. Ja si i përgjigjet Nishani

Para
Zgjedhja e Presidentit, Rama: I kemi votat por duam mirëkuptimin. Ja si i përgjigjet Nishani

Zgjedhja e Presidentit, Rama: I kemi votat por duam mirëkuptimin. Ja si i përgjigjet Nishani

Discussion about this post

 



Të Fundit

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

Moska kërkon dialog me SHBA-në, diplomati i lartë rus zbardh arsyen

Izraeli pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.