Pas Samitit të dështuar të Hanoit midis liderit Koreano- Verior Kim Jong Un dhe Presidentit amerikan Donald Trump, politikat e Kores së Veriut në funksion të ‘paqes’ duket se po ndryshojnë kurs.
Kanë qenë pikërisht imazhet satelitore të marra më 22 shkurt nga kompania e imazhit DigitalGlobe, të cilat zbulojnë një rritje të aktivitetit në një objekt në Sanumdong, një periferi të kryeqytetit Pyongyang.
Nga imazhet satelitore, sipas analistëve mendohet se Koreja e Veriut mund të jetë duke pregatitur raketa të reja balistike ose një raketë hapësinore me qëllim lëshimin e saj në të ardhmen e afërt. Megjithatë ata nuk përjashtonin mundësinë se një aktivitet i tillë mund të ishte një përpjekje e qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e satelitëve spiunë amerikanë.Gjë e cila mund të interpretohet si një goditje ndaj marrëdhënieve të saj me SHBA-në.
Sipas të dhënave mendohet se Koreja e Veriut ka qenë duke mbledhur më parë disa nga raketat e saj balistike dhe raketa satelitore në Sanumdong.
Imazhet u bënë publike nga Instituti “Think Tank American 38 North”, një faqe respektuar e monitorimit të Koresë së Veriut. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.
Discussion about this post