Pas disa orësh ndjekje, policia kufitare bllokon një gomone me dy shqiptarë në ujërat e territorit shqiptar, pranë Sazanit. Mësohet se gomonia në fjalë ishte 8 m e gjatë, me dy motorë 250 KF dhe po nisej drejt Italisë.
Bardhë e blutë bëjnë me dije se ky ishte një operacion i përbashkët me Guarda di Finanza-n e Italisë.
Sipas raportimeve, brenda gomones policia nuk ka zbuluar asgjë të dyshimtë dhe të kundraligjshme. MEgjithatë kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet se pse dy shqiptarët po udhëtonin me këtë mjet lundrimi.(D.D/Shuplaka)