17:13 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas diskutimeve dhe përplasjeve me qytetarët, flamuri kosovar e zëvendëson atë kombëtar në hyrje të Prishtinës (FOTO)

08:36 | 14/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas diskutimeve dhe përplasjeve me qytetarët, flamuri kosovar e zëvendëson atë kombëtar në hyrje të Prishtinës (FOTO)

Vendosja e flamurit të shtetit të të Kosovë snë hyrje të Prishtinës nuk natën e mbrëmshme nuk ka qenë e lehtë për autoritetet në Kosovë pasi disa qytetarë kanë protestuar në vendngjarje duke thënë se aty duhet të jetë flamuri kombëtar për të cilin është derdhur dhe gjak.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës u bë në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të 2008-ës.

Kryeministri Ramush Haradinaj urdhëroi më herët heqjen e tij dhe zëvendësimin me flamurin e Kosovës, por komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, ishte kundër kësaj iniciative. Mbrëmjen e së martës, persona të autorizuar nga qeveria, arritën më në fund ta hiqnin flamurin kuq e zi, e ta zëvendësonin atë me një flamur më të vogël shtetëror, pavarësisht kundërshtive të qytetarëve dhe problemeve me energjinë elektrike.

U desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë për të zhbllokuar situatën e krijuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit doli në mbrojtje të vendimit të tij për vendosjen e flamurit shtetëror në rreth-rrotullim.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë. Vendosja e flamurit të shtetit bëhet në respekt të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Urdhërin për zëvendësimin e flamurit, ai e dha më herët, gjatë së hënës. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Pas

Reshjet e shiut dhe të borës, si paraqitet situata në Korçë, Elbasan dhe Durrës

Para

Këngëtarja e njohur lë pas problemin me depresionin, pritet rikthimi në skenë

Para
Këngëtarja e njohur lë pas problemin me depresionin, pritet rikthimi në skenë

Këngëtarja e njohur lë pas problemin me depresionin, pritet rikthimi në skenë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.