Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret që ka qënë gjithmonë hermetike me jetën e saj private, veçanërisht pas divorcit të saj me artistin Erjon Zaloshnja.
E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” Eneda është pyetur nëse është dikush në zemrën e saj dhe këngëtarja e njohur ka pohuar që është vetëm vajza e saj.
“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa.
“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë”,e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj, por që nuk ka marrë përgjigje nga ana e këngëtares, e cila pranoi se këtë fundvit është shumë e zënë me koncerte, dhe me performanca live.