Pak kohë pasu u bë deputet, ish-bashkëshortja e Kujtim Gjuzit kërkoi që të ndahej duke I kërkuar divorcin kreut të Partisë Konservatore.
Por siç duket Kujtim Gjuzi , ka gjetur dashurinë e tij në Facebook. Këtë gjë e ka zbuluar vetë deputeti pasi ka publikuar një shprehje ku tregon se ka njohur dikë në Facebook dhe është dashuruar me të.
“Nuk e mendoja kurrë që do të doja ka shumë dikë qe e njoha në Facebook.”- shkruan Gjuzi.
Ndërkohë në një event të shfaqur së fundmi Gjuzi është shfaqur krah një zonjë brunë shumë simpatike. Megjithatë ende nuk dimë të themi nëse është partnerja e re e deputetit konservator, por shihen mjaft miqësor ndërmjet tyre.