00:18 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas dorëheqjes Demiraj mesazh për bashkëpunëtorët, ç’thotë për mediat që kanë shkruar se do jetë në qeverinë ”Rama 2″

07:51 | 17/08/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas dorëheqjes Demiraj mesazh për bashkëpunëtorët, ç’thotë për mediat që kanë shkruar se do jetë në qeverinë ”Rama 2″

Pas dorëheqjes së dhënë ditën e djeshme, Dritan Demiraj ka një mesazh për të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët që qenë pranë tij në këto muaj që drejtoi Ministrinë e Brendshme.

Duke e nisur me kreun e PD-së Basha dhe me gjithë njerzit që e besuan Demireaj thotë se i vetmi mision i tij është lufta e pandalshme kundër drogës.

Më tej Demiraj hedh poshtë të gjitha zërat që janë shkruan në media mbi faktin se ai mund të jetë pjesë e qeverisë ”Rama 2″. 

MESAZHI:

Te nderuar Miq!

Keto 12 jave ne detyre si Minister i Puneve te Brendshme ka qene nje nder i jashtezakonshem ti sherbeja vendit, qytetareve dhe te gjithe shtetasve qe jetojne e punojne ne Shqiperi.

Deshiroj qe ti shpreh mirenjohjen me te thelle kryetarit te Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha per besimin per te kryesuar kete dikaster ne nje moment te veshtire per vendin dhe per mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme shtetare per te realizuar detyrat tona kushtetuese.

Bashkepunimi me koleget ne qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, koleget e shkelqyer te MPB, policise se shtetit, SHISH, Prokurorise se Pergjithshme, Prokurorise se Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithe agjensive ligjzbatuese te vendit, kane qene ne frymen institucionale dhe me kete rast shpreh nje falenderim te madh per perballimin e nje sere sfidash te medha sic ishin mbarevajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te qenieve njerezore, lufta kunder terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i nje sezoni turistik te qete.

Prioriteti im per tolerance zero ndaj droges ne bashkepunimi me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qene dhe do te jete detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.

Nje falenderim te plote per cdo efektiv te ndershem te Policise se Shtetit. Organizata e Policise se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe jane te front te pare në luftën kundër drogës në përgjithësi dhe trafiqeve të paligjshme ne vecanti, por sigurisht qe ka dhe individe te korruptuar, te implikuar ne lejimin e fenomenit te kanabizimit te vendit dhe kjo eshte sfide ne vazhdim e prokurorise qe ti dergoje prapa hekurave keta individe te korruptuar.

Kam dhe nje falenderim te sinqerte per gazetaret dhe median e lire, te cilat ne te shumten e rasteve kane ndihmuar ne percimin e mesazheve te mia publike, por ne disa raste dhe ka spekulluar per te ardhmen time. Per lidershipin dhe punen time keto tre e muaj jane thene shume te verteta, por fatkeqesisht jane shkruar dhe disa te paverteta per te ardhmen time qe nuk ka asnje lidhje me kete qeveri. 
Kam qene dhe vazhdoj te jem i vendosur per te kontribuar ne drejtimin e agjensive ligjzbatuese qe merrem me ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes kombetare.

Pune te medha e presin perpara Shqiperine! 
Ju faleminderit. DD.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: demirajdritan Demirajkryesore
Pas

Eni Çobani poston FOTON e bashkëshortit, shoqet e ngacmojnë: Kujdes se…

Para

Valon Berhami refuzon Tramezzanin, nënshkruan me Udinezen

Para
Valon Berhami refuzon Tramezzanin, nënshkruan me Udinezen

Valon Berhami refuzon Tramezzanin, nënshkruan me Udinezen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.