Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar ndjekje penale për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, ndërsa ky I fundit ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese më 31 janar të këtij viti.
KPK ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, njofton KPK.(B.H/Faxweb)
Discussion about this post