Nuk ka zgjatur as një javë qëndrimi i Mirela Fanës në krye të Këshillit të emërimeve. Vetë Gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen e saj nga kjo Gjykatë me pretendimin se do të ndjekë jetën e saj akademike. Ndërkohë ajo ishte e përzgjdhura e shortit një javë më parë në ambjentet e Kuvendit.
Emri i saj ishte i përzgjdhuri rastësor nga goglat me emrat e gjyqtarëve ku në garë ishin 12 gjyqtarë. Ndërkohë që emri që do të ishte anëtar i përkohshëm do të ishte Artan Zeneli i cili si rregull do të zërë vendin e Fanës.
Po kush është Artan Zeneli?
Gjatë periudhës 1991-1992 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Krujë. Më pas, deri në vitin 1999, ka qenë anëtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjate kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e zv.kryetarit të kësaj gjykate.
Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit, prej vitit 1999 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka qenë njëkohësisht dhe këshilltar ligjor për kompani shumë të njohura të tregut shqiptar si AMC, Top-Channel, INSIG, etj.
Ka qenë i zgjedhur për shumë vite në organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatise dhe Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjithashtu, në vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e Anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar. Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka kryer dhe detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në korrik 2012.
Nga 01.02.2012 Zeneli është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012. (E.K/SHUPLAKA)