Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme ka deklaruar se avokati i tij në Francë ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Menjëherë pas kësaj ai ka bërë një thirrje publike për sekretarin Blinken duke i kërkuar që të faktojë vendimin e tij për shpalljen ‘non grata’ nga DASH.
“Unë i bëj thirrje sekretarit Blinken në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate fakt dokument që ai apo kushdo tjetër kundër Sali Berishës apo familjes së tij.
Së pari sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykatë dhe kurrë nuk kisha menduar të ngreja padi ndaj sekretari të shtetit të Amerikës. Në këtë padi kërkoj të bëj transparencë të plotë para qytetarëve shqiptarë dhe para miqve të mi në vend dhe në botë dhe të provoj që ky vendim është politik dhe pa bazë”.