Mbrëmjen e sotme policia ka sekuestruar plot 1500 kilogramë kanabis në afërsi të Korfuzit. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë në pranga tre skafistët, të cilët ndodheshin në bord.
Ka qenë roja bregdetare ajo e cila ka sinjalizuar në det afër Kalabrisë, një gomone. Policia e Shtetit sinjalizoi Guardia di finanza në Bari e Taranto. Ndjekja nisi më 6 prill dhe përfundoi rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në pjesën fundore të Greqisë. Për këtë operacion u aktivizuan edhe njësitë e Frontex.
Njoftimi i policisë
Operacion i përbashkët antitrafik ndërkombëtar në det.
Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me parnerët.
Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.
Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.
Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv.
Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.
Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord.
Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre.
Ndërkohë janë rekuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg.