05:04 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania do mbyllë 3 konsullata iraniane

09:00 | 01/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Gjermania do mbyllë 3 konsullata iraniane

Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Gjermani, si përgjigje ndaj ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, nga Irani, tha të enjten vonë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të ketë pasoja serioze”, tha Baerbock në Nju Jork.

“Prandaj, kam vendosur t’i mbyllë që të tri konsullatat iraniane në Frankfurt, Munih dhe Hamburg”, shtoi ajo. Baerbock theksoi se marrëdhëniet e Gjermanisë me Iranin kanë “rënë më poshtë se në pikën e ulët”, pas ekzekutimit të Sharmahdit në Teheran më 28 tetor.

Baerbock tha se ekzekutimi i Sharmahdit tregon se “regjimi i padrejtësisë” në Iran vazhdon të veprojë me brutalitet. Që të gjithë 32 punonjësit në tre konsullatat duhet të largohen nga vendi, përveç nëse kanë shtetësi gjermane. Ambasada iraniane në Berlin nuk preket nga ky urdhër.

Irani thirri në takim të ngarkuarin e Gjermanisë me punë në Teheran për të protestuar ndaj vendimit “të padrejtë” të Gjermanisë, njoftuan media shtetërore më 31 tetor. Media shtetërore iraniane tha se Sharmahd u ekzekutua pasi ishte dënuar për kryerjen e sulmeve terroriste.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të qenit i pasitur me pasaportë gjermane nuk i jep askujt imunitet.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, iu bashkua Baerbockut për ta dënuar fuqishëm ekzekutimin e Sharmahdit, duke e quajtur atë “skandal” për Qeverinë iraniane. Zëvendës i dërguarit të posaçëm, Abram Paley, nga Zyra e Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Iranin, përshëndeti vendimin e Gjermanisë për mbylljen e tri konsullatave iraniane.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me komunitetin ndërkombëtar për të mbajtur përgjegjës regjimin”, tha ai në X, duke e cilësuar ekzekutimin e Sharmahdit si “të padrejtë”. Sharmahd, 69 vjeç, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist, për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë. Ministria e Inteligjencës e Iranit e akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Etiketa: gjermaniirani
Pas

“Apokalipsi” i Valencias/ Dëshmitë e banorëve pas përmbytjeve katastrofike: Frynte erë, bënte nxehtë dhe binin gurë nga qielli

Para

Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

Para
Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.