Trajneri me origjinë shqiptare Besnik Hasi, emërimi i të cilit nuk u prit mirë nga mediat greke, u ka kthyer atyre përgjigje në fushën e lojës. Aventura e tij me Olimpiakosin në kupat e Europës ka nisur mjaft mirë, skuadra greke ka mposhtur në shtëpi Partizanin e Beogradit me rezultatin 1-3.
“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, shkruhej në faqen sportive greke “sdna.gr”.
“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, “sport24.gr”
Olimpiakos ndeshjen e kthimit do ta luaj në shtëpi ku kualifikimi është pothuajse i sigurtë pas fitores në Beograd.
Hasi nuk u prit mirë në Greqi pas emërimit trajner i Olimpiakosit, në një konferencë madje ai edhe u provokua. Gjatë prezantimit të tij ai tha se është nga “Kosova e Shqipërisë”, ndërsa një gazetar grek ndërhyri duke i thënë “ E keni gabim, Kosova e Serbisë”. (B.H/Shuplaka)