Kryeministri Edi Rama i rikthehet rubrikës “Sy m’sy” pas zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë si fitues i një mandati të katërt historik për PS. Ashtu sikurse herët e tjera, bashkëbisedimi me ndjekësit nis në orën 08:30.
Rikthimin e rubrikës pas disa javësh pauzë, kreu i qeverisë e paralajmëroi një ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Si thoni? Shihemi nesër”, shkruante Rama krahas fotos që tregonte se rikthehet “Sy m’sy”.
Me 83 mandate të siguruara në Kuvend, Rama e ka cilësuar rezultatin si një mesazh të qartë të qytetarëve për rrugën europiane të Shqipërisë.
Në fjalimin e fitores, mbajtur më 14 maj në Sheshin Skënderbej, Rama deklaroi se zgjedhjet u shndërruan në një referendum nga qytetarët për bashkimin me Evropën