03:10 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas formimit të qeverisë së re, deputetë të rinj mund t’i shtohen Kuvendit (EMRAT)

18:54 | 28/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas formimit të qeverisë së re, deputetë të rinj mund t’i shtohen Kuvendit (EMRAT)

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Kryeministri Edi Rama ia doli ta merrte i vetëm timonin e qeverisjes ashtu siç kishte kërkuar. Plot 74 mandate ka siguruar Partia Socialiste për në Parlamentin e ardhshëm. Tanimë të gjithë sytë janë se kush do të jenë ministrat e qeverisë së re e cila do krijihet në shtator.

Përflitet se ministrat e rinj do jenë Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Mimi Kodheli, Erion Braçe, Blendi Klosi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirlliu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri. Ndërsa zvëvendesministri Niko Peleshi përflitet se do jetë përsëri në të njëjtin post.

Mirëpo, nëse kryeministri Edi Rama ua heq mandatet e deputetit këtyre 12 ministrave hipotetikë, 12 deputetë të rinj mund t’i shtohen Parlamentit shqiptar.

Duke parë listat e kandidatëve në qarqet e ndryshme, plot 13 deputetë mund t’i shtohen Parlamentit të ri, nëse ministra do të shpallen deputetët e lartpërmendur.

Kështu, nëse Ogerta Manasterliu, Fatmir Xhafaj dhe Arben Ahmetaj, i lënë mandatet e tyre në Tiranë, listës së deputetëve të Tiranës do t’i shtohen edhe Spartak Braho, Elio Hysko dhe Milena Harito.

Ndërkohë, nëse Erion Braçe lë mandatin në Fier, Gentiana Cakrani e cila është e 11 në listë, i bie t’i shtohet Parlamentit.

Në Lezhë, me largimin e Lindita Nikollës vjen Ardjana Jaku, ndërsa në Kukës me largimin e Mimi Kodhelit ngjitet lart në renditje Safet Gjici.

Sakaq, nëse Eduart Shalsit dhe Niko Peleshit po ashtu u hiqen mandatet, lart në renditje do ngjiten Ardit Konomi dhe Enslemvera Zake.

Ndërsa në Elbasan me largimin e Taulant Ballës nga lista e deputetëve vjen Lorenc Spaho. Sakaq në Shkodër kemi Paulin Lulin si një deputet të ri që i bashkohet parlamentit, nëse Ditmir Bushatit i hiqet mandati.

Sakaq në Berat kemi Arben Konomin , pas largimit të Blendi Klosit, ndërsa në Durrës Altin Kazaj në vend të Milva Ekonomit.

Ndërsa në Vlorë, nëse Damian Gjiknurit i hiqet mandati, Hetjona Hoxha është ajo që ngjitet në renditje.

Theksojmë se ende nuk ka asgjë zyrtare, mirëpo emrat e përmendur si ministra të rinj janë më të favorizuar edhe për shkak se pjesa më e madhe e tyre janë edhe në qeverisjen aktuale, si Peleshi, Shalsi, Ahmetaj, Kodheli, Nikolla, Gjiknuri, Ekonomi, Bushati.

Ndërsa Klosi, Xhafaj dhe Manastirlliu janë shkarkuar për t’u lënë vendin ministrave të rinj, mirëpo me shumë gjasa do të rikthehen sërish. Prurje të reja i bie të jenë vetëm Erion Braçe dhe Taulant Balla.

DEPUTETËT E RINJ

TIRANË

1.Spartak Braho

2.Elio Hysko

3.Milena Harito.

FIER

1.Gentiana Cakrani

LEZHË

1.Ardjana Jaku

KUKËS

1.Safet Gjici

KORÇË

1.Ardit Konomi

2.Enslemvera Zake

ELBASAN

1.Lorenc Spaho

SHKODËR

1.Paulin Luli

BERAT

1.Arben Konomi

DURRËS

1.Altin Kazaj

VLORË

1.Hetjona Hoxha (D.D/Shuplaka)

Etiketa: deputete
Pas

Policia e Kosovës dhe DEA amerikane arrestojnë dhjetë persona

Para

Pas futbollit, akuzat për trukim prekin dhe volejbollin, “Federbet” denoncon përsëri

Para
Pas futbollit,  akuzat për trukim prekin dhe volejbollin, “Federbet” denoncon përsëri

Pas futbollit, akuzat për trukim prekin dhe volejbollin, “Federbet” denoncon përsëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.