Ish-nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, ka fituar së fundmi betejën gjyqësore për dëmshpërblimin e saj.
Tre vite më parë, ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Tiranës me një padi ku kërkonte që KLD ta dëmshpërblente atë për vitet e punës, kohë kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ-së.
Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që ta dëmshpërblejë me 37 paga mujore. Ky vendim është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cili ka marrë vendimin për ta marrë pjesërisht në konsideratë kërkesën e Subashit.
Konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ.
Pak ditë më parë, po kjo gjykatë dëmshpërbleu me 56 paga mujore ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.
(XH.A/SHUPLAKA)