Autoriteti i Mediave Audiovizive ka urdhëruar punonjësit të shkojnë pranë aparaturave në Dajt ku transmeton “RTV Ora News” në kanalin dixhital për të kërkuar mbylljen e tyre.
Televizioni “Ora News” e cilëson këtë veprim nga ana e AMA-s si një lëvizje të papritur dhe të paligjshme mbi të gjitha.
Kanalet dixhitale në vend janë zënë nga transmetuesit televizvë gjatë kohës kur mungonte legjislacioni dhe RTVSH ka zaptuar 3 të tilla, pa numëruar kanalet që kanë zënë televizionet kombëtare dhe disa të tjera.
Megjithatë, AMA nuk ka shkuar tek asnjë nga këto televizione për të kërkuar marrjen e kanalit por vetëm tek Ora News me të cilin ka konflikt interesi për çështjen e licensave dixhitale.
“AMA, pavarësisht se është themeluar për të eliminuar mundësinë e shtetit për të kontrolluar i vetëm veprimtarinë në fushën e mediave audiovizve dhe përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme Bashkimin Evropian, dhe për t’i dhënë mundësinë operatorëve të rrjetit dhe programeve të ndërtojnë rrjete dhe transmetojnë programe në rrugë numerike, ky Autoritet rrebelohet kur një televizion nuk është dakord me vlerësimin e tij.”, shkruan Ora News.
Ora News dhe AMA ndodhen në proces gjyqësor më njëra-tjetrën për mosdhënien e licencës kombëtare.
Autoriteti i urdhëruar nga Gentian Sala, vetëm një ditë pasi që Ora News dorëzoi kërkesë padinë kundër vendimit të AMA aktit administrativ nr. 283 datës 29.12.2016 të AMA “Mbi shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “Ora” sh.a. për licencë kombëtare private transmetimi audioviziv” dhe vendimarrjen e mëtejshme të AMA mbi dhënien e licencës së dytë kombëtare private transmetimi audioviziv” të padhënë subjekteve aplikuese shpallur prej AMA me vendim nr.231 datë 03.11.2016 deri në vendim të formës së prerë, lëshoi “Njoftimin” për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimetimeve të paligjshme, në kuadër të “siç thuhet” ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, “AMA, ka konstatuar se ende ka ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët po emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara.”
Pas kësaj, në redaksinë e Ora Neës ka mbërritur një tjetër shkresë e cila paralajmëron ushtrim kontrolli për ditën e enjte duke filluar nga ora 10.00. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post