Pas grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar ditën e sotme një marshim-protestë duke kërkuar të drejtat e tyre, të cilët prej kohëhs nuk kanë marrë rroga.
Naftëtarët nuk i kanë marrë rrogat prej disa muajsh – rastet më ekstreme shkojnë deri në 27 muaj.
Bëhet me dije se prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në një intervistë për Fax News kreu i Sindikatës Sokol Dautaj u shpreh se këkrojnë një zgjidhje të menjhershme për situatën.
“Dje kanë pasur shëndet shumë të rënduar. Solidarizohemi me kolegët tanë të Poçemit. Duhet të ndali opsioni i marrjes së rafinerisë me qira. Ne sot jemi naftëtarë po ekonomia jonë është jeta e gjithë qytetit.”- u shpreh ai.
“Duhet zgjidhja e kauzës sonë. Këto janë njerëz në nevojë, janë në pikë të hallit. Shpresoj që zgjidhja e vetmë të jetë ndërhyrja e shtetit me kompanitë private. Është muaji i 8 që ne nuk kemi marrë pagën. Kemi negociuar me presidentin e firmës dhe na ëhstë thënë që tre pagat do na jepen. Por nuk është kjo zgjidhja e vetme e naftëtarëve, por është që ajo uzinë të punojë.”- u shpreh një naftëtarë.
Discussion about this post