01:34 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas humbjes në derbi, Halili ka disa fjalë edhe për mungesën e tifozëve: Ka disa njerëz brenda, të cilët po e kthejnë në lojë

13:31 | 21/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Pas humbjes në derbi, Halili ka disa fjalë edhe për mungesën e tifozëve: Ka disa njerëz brenda, të cilët po e kthejnë në lojë

Refik Halili tregohet realist. Presidenti i Tiranës e thotë hapur se Partizani e meritoi fitoren, e megjithatë shfaq edhe rezervat e tij për gjykimin. Ai shkon më larg se kaq, ndërsa i jep për të parën herë përgjigje publike kërkesës së tifozëve bardheblu për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Tiranës, shkruan një e përditshme. 

“U luajt futboll dhe fitoi më i miri. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që të vazhdojmë garën deri në fund dhe të arrijmë deri aty ku meritojmë që të shkojmë”, kështu e nis deklaratën e tij për mediat Halili. I mërzitur pas një tjetër humbjeje në derbi, që i bën shifrat edhe më të frikshme, pasi zyrtarisht kanë 12 ndeshje pa e mposhtur Partizanin.

Gjykimi

Presidenti thekson se Tirana e tij i ka të gjithë kundër, ndërsa nuk ka harruar që të evidentojë gabimet e gjykimit në derbin e 148-të të historisë. “Ne do të vazhdojmë të luajmë, edhe pse e dimë që i kemi të gjithë kundër. Por le të vazhdojnë, le të bëjnë punën e tyre. Të jemi të qartë, se këtu nuk e kam fjalën për tifozët e Tiranës, sepse ata vazhdojnë të jenë oksigjeni i këtij klubi, pavarësisht qëndrimit të tyre ndaj meje”, theksoi Halili, i cili evidenton se gjithçka kishte të bënte me rastet e moviolës.

Komploti

Presidenti u ndal gjerësisht edhe te tifozët. Ata vazhdojnë bojkotin, madje në shenjë proteste edhe dje nuk ishin në stadium. Mungesa e tyre ndihet dhe vetë kreu i bardhebluve e ka të qartë. Megjithatë, ai saktëson se këtu ka komplot. Pa përmendur emra, ai deklaron se bëhet një lojë.

“Ata janë një pjesë e domosdoshme e këtij ekipi dhe kjo u pa edhe sot (dje). Por më vjen keq që ka disa njerëz brenda, të cilët po e kthejnë në lojë. Tifozët kanë të drejtën e tyre të dëgjojnë kë të dëshirojnë, ndaj le të ndjekin rrugën e tyre. Unë, nga ana tjetër, do të vazhdoj rrugën time”, u shpreh prerazi Halili.

Premtimi

“Tirona Fanatics” kanë deklaruar se, pa u larguar Refik Halili nga drejtimi i 24 herë kampionëve të vendit, ata nuk kanë në plan që të rikthehen në stadium. Megjithatë, në lidhje me këtë temë, është vetë presidenti që jep një përgjigje. Ndoshta në emocion e sipër, apo edhe në formë batute, ai sqaroi të ardhmen e tij. “E thashë se do të vazhdoj rrugën time deri në fund, do të qëndroj te Tirana derisa të fitoj me Partizanin në derbi. Kur të fitoj kundër Partizanit, do të largohem nga Tirana”, përfundoi numri një i klubit bardheblu.

Etiketa: derbiRefik HalilisportTirana
Pas

Ju gjet kokainë me vlerë 1.5 milionë euro, 12 vjet burg për shqiptarin. Si u zbulua nga policia

Para

Vrasja e Kurtit, prokuroria shtyn pretencën për Mark Frrokun, kërkon 16 vjet burg për Kristian Morinan

Para
Procesi gjyqësor drejt fundit. Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Frrokut

Vrasja e Kurtit, prokuroria shtyn pretencën për Mark Frrokun, kërkon 16 vjet burg për Kristian Morinan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.