Pas humbjes kundër Flamurtarit, Gugash Magani, Trajneri i teutës është shprehur se në lidhjen me humbjen se më mirë që erdhi tani.
Në një intervistë për “super sport”, ai nuk e mohoi se ishte i pakënaqur nga mosdhënia e një penalltie në pjesën e parë.
“Po t’i referohemi pjesës së parë, mendoj që nuk ishim fare skuadër, ishim të shthurur, pa grinte, pa ekuilibra. Na mërziti mungesa e shpejtësisë së mendimit, u ndëshkuam nga gola për gabime tonat dhe meritë të kundërshtarit. Nuk dua të polemizoj me vendimet e arbitrit, por kam rezerva për një penallti në pjesën e parë. Nëse kjo do ishte penallti, do ndryshonte rrjedha e lojës.
Megjithatë ajo që më qetëson është që kështu e ka futbolli, edhe mund të humbësh përballë një kundërshtari që e vlerësoj shumë. Skuadra në pjesën e dytë e kontrolloi topin dhe lojën dhe po të kishim fat do merrnim një pikë. Nuk është fundi i botës, shumë mirë që u ndalëm tani në fillim të sezonit. E kam thënë dhe herë të tjera, nuk kam thënë që do dalim kampion por do luftojmë gjithnjë. Flamurtari nuk vodhi asgjë, e meritoi fitoren.”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)