Gjyqtari i tretë shqiptar me stemën ndërkombëtare të FIFA-s do të jetë Andi Koçi. Koçi do të jetë gjyqtari tjetër përkrah Lorenc Jeminit dhe Enea Jorgjit që mbajnë stemën e FIFA-s.
Emri i tij është zyrtarizuar dje nga UEFA dhe e rreshton gjyqtarin e superiores në listen e kategorisë së tretë që mbajnë stemën e FIFA-s. Ai u vendos në këtë post pas largimit të Bardhyl Pashajit drejt Amerikës. Andi Koçi është gjyqtar në kampinatin shqiptar të futbollit që prej vitit 2011.